Kolarov: Dua të rikthehem në Serie A

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Serie A.

Sport

30/03/2015 19:09

Kolarov ka shprehur haptas dëshirën e tij për tu rikthyer në Serie A edhe pse një gjë e tillë është mjaft e vështirë.

“Unë dua të rikthehem në Itali po është e  ështirë”, tha lojtari për Sky Italia.

Përndryshe, skuadra e Interit mbetet e interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit, edhe pse dështoi ta huazojë atë gjatë janarit.

Kolarov u transferua te Manchester City nga Lazio në vitin 2010.