Kokëfortësia dhe pozitiviteti ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Pozitiviteti, kokëfortësia dhe etika e ndërgjegjshme e punës mund të jenë çelësi për një jetë më të gjatë, thotë një studim i ri.

Lifestyle

13/12/2017 23:02

Hulumtuesit e këtij studimi kanë ekzaminuar nivelet e shëndetit mendor dhe fizik të një grupi të italianëve mes moshave 90 dhe 101 vjet, dhe kanë zbuluar se kishin pasur shumë trajta psikologjike të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në ‘International Psychogeriatrics’, ka treguar se pjesëtarët kishin raportuar se janë tejet pozitivë në jetë, ndërsa hulumtuesit ka thënë se shumica e pjesëmarrësve kanë pasur trajta personaliteti të kokëfortësisë, e kjo trajtë, sipas ekspertëve, është fitimprurëse për psikologjinë sepse njerëzve ua ndien më pak çfarë thonë tjerët.

Një tjetër gjë e përbashkët mes këtyre pleqve të studiuar kishte qenë edhe pasioni për jetën rurale.

 “Hulumtimet tona tregojnë se shëndeti i mirë mendor është i ndërlidhur me pasionin për jetën rurale, me pozitivistet, etikë të punës, kokëfortësi dhe lidhje të fortë me familjen, religjionin dhe tokën”, kanë treguar udhëheqësit e këtij studimi.