Koke-Tello, shkëmbimi i mundshëm

Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke menduar për një shkëmbim të mundshëm ndërmjet Kokes dhe Tellos.

Sport

14/06/2014 16:53

Barcelona dhe Atletico Madridi mund ta bëjnë një shkëmbim gjatë kësaj vere. 

Gjiganti katalunas është i interesuar për mesfushorin kualitativ, Koke, por Los Colchoneros nuk do të heqin dorë lehtë nga ai.

Për këtë, Blaugrana po mendojnë që t’ia ofrojnë në shkëmbim ekipit të Diego Simeones sulmuesin e krahut, Cristian Tello, plus para, vetëm për ta bërë të vetin përfaqësuesin spanjoll, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve me Rojiblancos, shkruan e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.