Koke dhe Kasami mbi Fabregasin (Foto)

Mesfushori shqiptar i Olympiakosit, Pajtim Kasami, dhe ylli i Atletico Madridit, Koke, gjenden mbi anëtarin e Chelseas, Cesc Fabregas në listën e asistuesve më të mirë pas fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. 

Sport

11/12/2014 20:43

Cesc Fabregas ka shkëlqyer deri më tani në stinorin e tij të parë në Chelsea.

Spanjolli është larg para të tjerëve sa u përket asistimeve në Premierligë me 11 që mbajnë emrin e tij.

Mirëpo, ai nuk e kryeson renditjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fabregas dhe bashkëkombësi i tij Andres Iniesta, nga Barcelona, nuk janë emra të befasishëm në listën e pesë asistuesve më të mirë.

Atyre u bashkohet Hector Herrera nga Porto. Por, mbi ta janë mesfushori shqiptar i Olympiakosit, Pajtim Kasami, dhe mesfushori i Atletico Madridit, Koke.

Ylli spanjoll kryeson me katër, një më shumë se Kasami, i cili gjendet mbi Fabregasin për shkak të minutazhit më të vogël.