Kokainë e kanabis nga Shqipëria, goditet tjetër grup kriminal në Greqi

Një tjetër grup kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi është shkatërruar nga policia greke.

Lajme

29/05/2016 12:06

 

Gjatë një operacioni antidrogë në Selanik, 4 persona janë arrestuar; një 42-vjeçar shqiptar dhe tre grekë të moshave 40 vjeç, 48 vjeç dhe 60 vjeç.

Sipas raportimeve nga mediat greke, 42-vjeçari shqiptar ishte drejtues i këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi, kurse anëtarët e tjerë kshin përgjegjësinë e magazinimit, ruajtjes dhe shitjes së drogës.

Kështu, u sekuestruan 9 kg kanabis, 1.2 kg kokainë, 4.9 gram kanabis çokollatëdy peshore elektrinike precize, 7 celularë dhe shumën e parave 1520 Euro të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

42-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka edhe një dosje tjetër penale në Kretë dhe ishte në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar në mungesë me 6 vite burg dhe gjobë prej 3 mijë Euro.