KOK-u konfirmon një lajm historik për sportin kosovar – Lajmi.net
KOK-u konfirmon një lajm historik për sportin kosovar
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 18:18, 1 November 2017
Kosova përherë të parë do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, dhe kjo falë skitarit Albin Tahiri, i cili ka siguruar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme.

Këtë e bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një komunikate për media, në të cilën thotë se, “skitari, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018”.

Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën. Ai synon që të bëjë një paraqitje të denjë në këto Lojëra Olimpike.

“Synimi im tani për tani ishte të fitojë normën edhe në disiplinën e pestë dhe ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina, për çka jam shumë i lumtur. Synimet tani janë të marrë rezultatin më të mirë që mundem në PyeongChang 2018. Konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por pavarësisht kësaj, unë dua ta bëjë Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpëroj”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Konfirmimin për arritjen e normës së pestë olimpike e ka dhënë edhe Federata Botërore e Skitarisë, në faqen e saj zyrtare “data.fis-ski.com”.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (downhill). Tahiri ditë më parë ishte në përgatitje në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”.

“Kujtojmë që KOK-u mbështetë Albinin me 1 mijë dollarë në muaj, për t’u përgatitur sa më mirë për LOD PyeongChang 2018, falë mbështetjes që KOK ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 9-26 shkurt të vitit të ardhshëm.

Image

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2