KOK e quan historike dhe të suksesshme pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërorë

Suksesi më i madh i Albinit ishte vendi i 37-të në disiplinën kombinim alpin në Lojëra.

Sport

28/02/2018 15:03

Kosova, që për herë të parë ndonjëherë mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, u përfaqësua me vetëm një sportist, skitarin Albin Tahiri, i cili garoi në pesë disiplina të skijimit alpin, derisa barti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të LOD PyeongChang 2018, transmeton Express.

Suksesi më i madh i Albinit ishte vendi i 37-të në disiplinën kombinim alpin në Lojëra.

Krenar që përfaqësoi Kosovën në PyeongChang 2018 u shpreh edhe Albin Tahiri, i cili tha se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që isha në PyeongChang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, tha Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, shprehu mirënjohjen për performancen e lartë të Albin Tahirit, duke thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë realizuar.

“Albin Tahiri e radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse aq sa kanë qenë edhe pritshmëritë tona. Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik, ceremonia e hapjes dhe mbylljes solemne, takime të shumta me personalitete të larta të lëvizjes olimpike ndërkombëtare, ku veçohet takimi dhe intervista me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, janë karakteristikat që e veçojnë paraqitjen e delegacionit të Kosovës në LOD PyeongChang 2018”, tha presidenti Hasani.

Kreu i KOK-ut, Besim Hasani foli edhe për Lojërat Mesdhetare që në qershor të këtij viti mbahen në Tarragona të Spanjës, për të cilat tha se ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Spanjës se sportistët e Kosovës nuk do ta kenë problem hyrjen në këtë shtet, pavarësisht se Spanja nuk e ka njohur Kosovën.
Sulmuesit: Caicedo, Immobile, Nani