Kojshi kojshi, por gazi me pare

Vitin e kaluar e kishte toleruar, por tani kur janë acaruar raportet, Rusia po ia përmend Ukrainës borxhin për gazin natyror. Rusia gjithashtu ka anuluar programin e dhënies së gazit me çmim të lirë. Kojshi i keq!

Bota

04/03/2014 17:37

Beteja për të ardhmen e Ukrainës është edhe ekonomike: të martën, Rusia shtoi presionin duke ndalur furnizimit me çmim të lirë me gaz për Ukrainën, përderisa SHBA dhe Bashkimi Europian ofruan një ndihmë të shpejtë për qeverinë në halle.

Për ta ndihmuar Ukrainën në planin afatgjatë, ekspertët e Fondit Ndërkombëtar filluan të punojnë në një plan për t’i stabilizuar financat e shtetit që janë afër bankrotimit dhe ekonominë që po shembet. Ndihma e FMN’së pritet që të vijë me4 kushte të cilat do të jenë të rënda, por në këtë moment të paevitueshme.

“Pa ndihmën e pritur financiare nga donatorët perëndimorë, Ukraina duket se do të dështojë”, tha Lilit Gevordyan, një ekspert nga IHS Global Insight.

Shqetësimet rreth kushteve financiare të Ukrainës- thesari i të cilës ëshët pothuaj i zbrazët- u ngrit pasi kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom tha se do t’i anulojë zbritjet që i ka bërë këtij shteti për gazin natyror në dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ukraina i ka borxh Rusisë 2 miliardë dollarë vetëm për gaz.

Qëndrimi rus është një zhvendosje nga ai i një viti më parë kur Moska toleroi Ukrainën për faturat e papaguara.