Kohler: Dortmund – Juventus 3:1

Ish futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Juventusit, Jurgen Kolher beson se skuadra gjermane do ta mposhtë atë italiane me rezultat 3:1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2015 09:47

Borussia Dortmund pret Juventusin të mërkurën në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët janë në avantazh 2:1 pas duelit të parë në Torini, por ish futbollisti i të dyja skuadrave, Jurgen Kohler pret triumfin e ekipit gjerman.

“Parashikimi im? Mendoj se Dortmund do të kalojë në epërsi 3:0, kurse në fund rezultati do të jetë 3:1”, deklaroi Kolher për të përditshmen gjermane “Bild”.

Ai po ashtu befasoi duke e veçuar portierin Gianluigi Buffon si pikën e dobët të Juventusit.

“Buffon dikur ishte portier i shkëlqyeshëm, por nuk është më ai që ishte dikur. Ai ka bërë mjaft gabime së fundmi dhe Juventus më duket jo aq i mirë në mbrojtje”, u shpreh ai.