Kohërat ndryshojnë: ‘Ja si është seksi me një robot-mashkull’

Kohërat ndryshojnë dhe ekspertët parashikojnë se brenda një dekade, seksi me robotët do jetë një dukuri e përhapur.

Lifestyle

18/07/2017 21:23

Një grua ka zbuluar me detaje se si është seksi me një kukull seksi mashkull.

Kolumnistja Karley Sciortino, 31 vjeç, tha se bëri 20 minuta seks me Gabriel-in, për një dokumentar.

Eksperimenti synon të sfidojë nocionin se vetëm meshkujt mund të bejnë seks me kukullat e seksit pasi femrat kanë nevojë për një lidhje emocionale.

Një kukull seksi si Gabrieli është 1.75 metra dhe kushton 5 mijë sterlina.

Secila kukull mund të personalizohet, por penisi vjen i flashkët dhe me opsione ereksioni, të cilat e bëjnë atë më të nxehtë.

Karley, kolumniste për revistat “Vogue” dhe “Vice” tha se organi seksual ishte si në jetën e vërtetë, me qime pubike, i fortë nga brenda dhe me një shtresë të butë sipër.

“Ishte pak e çuditshme për shkak se ai duket kaq i gjallë. Duket si një person real, që nuk mund të të përgjigjet”.

Ajo u filmua duke e puthur kukullën me të brendshme, më pas duke bërë seks.

“Duket si një person real, përveç faktit se unë jam në kontroll”.

“Nuk mund ta kesh një eksperiencë të tillë duke bërë seks me një person të vërtetë”.

“Me një kukull mund të mësosh se si ta bësh seksin të funksionojë për ty- duke tentuar këndet dhe shpejtësinë e duhur”. /Lajmi.net/