Koha kur sulmuesi i Interit mbante në fanellë numrin 1+8

Zakonisht numri 9 në fanellë mbahet nga një sulmuesi kryesor i skuadrës.

Sport

20/11/2017 17:56

Sot në klubin italian Inter këtë numër e mbanë kapiteni i tyre argjentinasi, Mauro Icardi.

Por vite më parë, Inter kishte në skuadër dy super sulmues, brazilianin Ronaldo si dhe kilianin Ivan Zamorano.

Atëkohë numri 9 në skaudër, mbahej nga Zamorano, dhe 10 nga Ronaldo.

Por, transferimi i Robberto Baggio në vitin 1998, kishte bërë që të ketë ndryshime interesante te pjesa e numrave.

Ishte Baggio që kërkonte numrin 10, që mbahej nga Ronaldo, e këtij të fundit pastaj ia besua numri 9.

Me këtë situatë, Zamoranos iu dha numri 18 në fanellë, por ai kishte një ide gjenianle duke vënë një plus pas numrit një për ta bërë numrin nëntë 1+8=9.

Në atë kohë gjesti i Zamoranos u përfol shumë nëpër mediat e ndryshme botërore. /Lajmi.net/