Koha kalon, Trezeguet nuk ndryshon

Koha kalon, ai nuk ndryshon. David Trezeguet realizoi golin e tij të dytë për skuadrën e re Newell’s Old Boys në fitoren 2-1 kundër Olimpios të dielën. Edhe pse shënimi nga ikona e Francës dhe Juventusit nuk është ndonjë lajm i papritur – ai gjithmonë është njohur si golashënues i dëshmuar – por bëhet fjalë…

Sport

16/09/2013 10:59

Koha kalon, ai nuk ndryshon. David Trezeguet realizoi golin e tij të dytë për skuadrën e re Newell’s Old Boys në fitoren 2-1 kundër Olimpios të dielën.

Edhe pse shënimi nga ikona e Francës dhe Juventusit nuk është ndonjë lajm i papritur – ai gjithmonë është njohur si golashënues i dëshmuar – por bëhet fjalë për një gol shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Me këtë shënim, ish anëtari i Trekolorëve, arriti në kuotën e 299 shënimeve, duke iu afruar objektivit të tij prej 300 golave në karrierë.