Koha e shqiptarëve

Të nderuar shqiptarë, gëzuar festat e Nëntorit, krishtlindjen dhe vitin e ri, por gëzuar edhe ardhjen e epokës shqiptaro-amerikane që po troket në dyert tona.

Opinion

04/12/2017 15:52

 

Viti që po vjen do të jetë viti i shqiptarëve në Ballkan, viti i përgjigjeve të të gjitha pyetjeve që kemi, përfshirë edhe atë pyetjen që rëndom bëjmë në tavolinat tona: pse nuk përkrahemi më shumë nga administrata amerikane, duke qenë populli më pro amerikan në botë. Por do të marrim përgjigje edhe për pyetjen, pse rusët po përpiqen të hyjnë me çdo kusht në rajon, me investime të mëdha nën petkun e investitorëve e negociatorëve. Pse radikalët myslimanë vazhdojnë të përpiqen të hyjnë nen petkun e donatorëve  për të pasur sa më shumë dorë të lirë në popullsinë e varfër shqiptare, ku shumë syresh e kanë ngrënë atë karrem dhe vënë fenë para patriotizmës që na ka karakterizuar ndër shekuj.

Përgjigja e shumëpritur ka ardhur jo me demagogji, jo me analiza boshe e premtime shkresash nga valixhe diplomatike, por po vjen ajo që dua apo s’dua unë e ka bërë publike edhe avokat Ngjela: në mishmashin e Ballkanit po vjen pro-shqiptarja Condoleezza Rice, grua e hekurt me ndjenja te forta patriotike amerikane, si e ngarkuar e posaçme pwr Ballkanin.

Kjo grua që qau kur jepeshin pamjet dramatike në Prishtinë, kur shihte karvanet me gra, fëmijë e pleq maje rimorkiove te zetoreve të Kosovës. Kjo zonjë që qau kur pa varret masive të kosovarëve dhe boshnjakëve pavarësisht përkatësive fetare. Kjo zonje që ishte në krye të Departamentit Amerikan të shtetit kur Presidenti Bush e pranoi Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ajo po vjen që nga skena e egër e rajonit tonë të ikë Milorad Dodik dhe soji i tij,  te ikë ndikimi rus nga Bosnja, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Ajo është edhe përgjigja nga administrata e presidentit Trump për të gjithë ata që dyshonin në vendosmërinë amerikane për rajonin tonë dhe që, pa asnjë bazë, iu gëzuan fitores së Trumpit dhe fërkuan shuplakat. Tani po të njëjtat shuplaka do t’iu bien në faqe të veta, duke u kujtuar sllavëve që ne shqiptarët nuk jemi të vegjël dhe se nuk mund të na shtypni apo anashkaloni.

Po vjen koha e shqiptarëve.

Gëzuar!