Kodi më i njohur në internet është “123456”

Nga "Keeper" theksojnë se bëhet fjalë për shifrën më të pasigurtë të web-it dhe e cila është përdorur më së shumti në vitin 2016

Fun

16/01/2017 18:13

LONDËR (AA) – Kompania e sigurimit “Keeper” në analizën e 10 milionë llogarive të internetit në botë ka ardhur në zbulimin se kodi apo fjalëkalimi më i njohur është “123456”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga “Keeper” theksojnë se bëhet fjalë për shifrën më të pasigurtë të web-it dhe e cila është përdorur më së shumti në vitin 2016.

Pas kodit “123456”, fjalëkalimi i dytë më i përdorur është “123456789”, pastaj “qwerty”, i katërt është “12345678” dhe i pesti “111111”.