Kodak lanson kamerën e re

Historia e Kodak është një tjetër shembul i një kompanie që u bë gjigante në fushën e saj (ajo ishte lidere e padiskutueshme e historisë së fotografisë analoge), por tash që revolucioni digjital ka kaluar në rend të parë, kjo kompani po mendon t’i përshtatet kësaj epoke me inovacione të mëdha. Nëse ju i kujtoni…

Auto & Tek

20/01/2014 10:05

Historia e Kodak është një tjetër shembul i një kompanie që u bë gjigante në fushën e saj (ajo ishte lidere e padiskutueshme e historisë së fotografisë analoge), por tash që revolucioni digjital ka kaluar në rend të parë, kjo kompani po mendon t’i përshtatet kësaj epoke me inovacione të mëdha.

Nëse ju i kujtoni kamerat e para digjitale që kishin dalë në treg si QuickTake  (me markë të Apple), ishin prodhuar nga Kodak dhe kamerat e përdorura nga organet profesonale ishin në pronë të Nikon, por që ishin modifikuar nga Kodak.

Megjithatë, pas një dekade me produkte jo fort të shquara, në fillim të vitit 2012, Kodak njoftoi për falimentimin e tij dhe kjo kompani i shiti shumicën e aksioneve, por kah mesi i vitit që shkoi, duket se kjo kompani u ringjall, duke prezantuar kamera të reja në treg për konsumatorët: një pajisje shumë e ngjashme me aksesorët e smartphone QX10 e QX100 të Sony, një të tipit “EVIL” apo CSC dhe një kompakt të ri të tipit “súper zoom”.

Kjo e fundit quhet Kodak PixPro AZ651 dhe është një kamerë estetike (shumë e ngjashme me disa modele që ishin tregtuar disa vite më parë) me një sensor prej 20 MP dhe me madhësi 1/23 inç, me një objektiv impresionues optik të ‘Zoom’ të rrjtjes prej 65 fish dhe aftësinë për ta kontrolluar kamerën përmes një telefoni përmes Wi-Fi.

Optika do të jetë e barabartë me një 24-1.560 mm me aparatura të diafragmës f/2.9-f/6.5. Sipas Kodak, shpejtësia e shkrepjes do të jetë 9 imazhe, ndërsa mund të bëhen fotografi në formatin

RAË dhe po ashtu mund të regjistrojë video Full HD me 1.920 x 1.080 pikselë, ndërsa ekrani do të jetë LCD me 3 inç, me një rezolucion prej 460.000 pikselësh. Kamera do të dalë në treg gjatë pranverës dhe për momentin çmimi është i panjohur.