Kocijançiq: Vizita e Ramës, pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi përbën një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajme

10/11/2014 23:45

Kështu ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

“Ne presim që dy liderët të tregojnë vendosmëri dhe kurajo politike për t’u përballur me të ardhmen pas shumë vitesh trazira, duke ristabilizuar marrëdhëniet”, ka thënë Kocijançiq.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane ka theksuar më tej se, vizita e kryeministrit Rama përbën një kontribut të ri në dialogun rajonal mes vendeve të Ballkanit perëndimor, përcjellë Koha.net.