Kocijançiç: Ditëve të ardhshme takim edhe me delegacionin e Prishtinës

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç deklaroi sot se me delegacionin e Beogradit është mbajtur takimi i parë për Asociacionin e komunave serbe dhe se gjatë ditëve të ardhshme një takim i tillë do të mbahet edhe me delegacionin e Prishtinës.

Lajme

26/05/2015 23:24

Kocijançiç nuk u përgjigj direkt në pyetjen nëse Prishtina do të jetë e obliguar të zbatojë atë që është dakorduar në takimin e sotëm me delegacionin e Beogradit në Bruksel, por tha se është me rëndësi që të vazhdojë puna në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, transmeton lajmi.net.

“Takimi i parë me delegacionin e Beogradit është mbajtur sot. Në ditët e ardhshme do të pasojë takimi edhe me delegacionin e Prishtinës. Është me rëndësi që të vazhdohet puna në implementimin e të gjitha marrëveshjeve”, deklaroi ajo për media serbe.