Koci: Të gjithë është dashur të reagojnë për dënimin e ish-eprorëve të UÇK-së

Një gjykatë në Serbi sot ka dënuar 8 ish-eprorë të UÇK-së.Ata janë dënuar në mungesë.

Lajme

17/02/2016 23:23

Lidhur me këtë lajm ka reaguar avokati Arianit Koci.

Sipas tij, ky aktgjykim i sotëm dëshnon se Serbia nuk e do as pajtimin por as nuk do që ta njoh Kosovën si shtet.

Lexoni reagimin e plotë të Kocit në Facebook:

“Me Aktgjykimin e sotēm, Serbia dëshmon qē nuk e do as pajtimin e as pranimin e Kosovēs si shtet.

Gjykata e Lartë e Nishit, sot i shpalli fajtor dhe i dënoi me 15 vjet burg, oficeret e lartë të UÇK-së, pēr pērfshirjen e tyre nē sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, nē shtator të vitit 1998.

Nē mungesë u dënuan: Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Provë kyçe ishte videoja e inqizuar, ku shihen operacionet ushtarake të dy ushtrive që ishin palē ndërluftuese.

Ushtarët tanë – UÇK-ja, ishin në uniforma dhe ky ishte një operacion ushtarak ndaj ushtrisë jugosllave, e cila ēshtë pērgjegjēse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

Duhet cekur që nē video shihet shumë mirë që nuk ka ndodhur asnjë veprim i paligjshēm, të cilat mund të ndodhin gjatë një konflikti të armatosur nga ana e ushtarēve tanē.

Ka qenē operacion i pastēr ushtarak, kundēr ushtrisë armike.

Gjatë kētij operacioni nuk ka shkelje të Konventave të Gjenevës, protokolleve të tyre, ose të ligjeve dhe zakoneve të luftës, lidhur me shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Jemi mbrojtur nga agresori me ushtri tē rregullt.

Prandaj, sot mē shumē se kurrë ēshtë dashur të reagoj Shteti, Qeveria dhe të gjithē ne, për dënimin që i ështē bērë ushtarēve tanë.

Marrē pēr ne.

Aktgjykimi i sotēm dēshmon që Serbia dialogun e ka farsē dhe se njēherë nuk e ka ndērmend as pajtimin e as pranimin e shtetësisë së Kosovēs”.