Koci: Shpend Ahmeti po bën lojëra të fëlliqura me Xhaminë – Lajmi.net
Koci: Shpend Ahmeti po bën lojëra të fëlliqura me Xhaminë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 18:01, 15 July 2017
Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të sqarojë nëse është pro apo kundër ndërtimit të xhamisë në lagjen Dardania në Kryeqytet.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që satelitët e Vetëvendosjes të marrin në dorë vendimmarrjen në Komunën e Prishtinë lidhur me ndërtimin e objekteve fetare në Prishtinë.

Koci ka shkruar se është edhe kundër që objekti i xhamisë të krahasohet me katedralen në Prishtinë.

“As Shpend Ahmeti, as satelitët e tij, s’bën të bëjnë lojëra të fëlliqura politike me objektin e pandërtuar të Xhamisë së Madhe. Kjo për shkak Kryetari i Prishtinës prej kohësh është duke tentuar të bllokojë ndërtimin e Xhamisë. S’ka pasur guxim të dalë dhe ta sqarojë pozicionin. I ka nxjerr prej xhepi shërbëtorët e Vetëvendosjes ndërsa vetë po këqyrë seri”, ka shkruar Koci.

“Shpend Ahmeti, nëse është bash trim, nëse është bash i sinqertë, nëse është bash Kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, duhet të dalë e të sqarojë nëse do të lejojë apo jo ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. E jo të luajë lojëra të fëlliqura”, ka shtua ai.

Koci ka thënë se është duhet institucionet komunale ta thonë fjalën e tyre e jo të lejojnë që sipas dëshirës individuale të ndërtohet një objekt fetar.

Postimi i plotë i Kocit:

Loja e fëlliqur politike me Xhaminë.

As Shpend Ahmeti, as satelitët e tij, s’bën të bëjnë lojëra të fëlliqura politike me objektin e pandërtuar të Xhamisë së Madhe. Kjo për shkak Kryetari i Prishtinës prej kohësh është duke tentuar të bllokojë ndërtimin e Xhamisë. S’ka pasur guxim të dalë dhe ta sqarojë pozicionin. I ka nxjerr prej xhepi shërbëtorët e Vetëvendosjes ndërsa vetë po këqyrë seri.

Shpend Ahmeti, nëse është bash trim, nëse është bash i sinqertë, nëse është bash Kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, duhet të dalë e të sqarojë nëse do të lejojë apo jo ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

E jo të luajë lojëra të fëlliqura.

Pra, duhet njëherë e mirë të sqarohet kjo situatë e të mos u lihet në dorë e shije secilit që dëshiron të kundërshtojë një objekt të tillë.

Të sqarohemi edhe pak.

Unë jam pro ndërtimit të Xhamisë, me tërë qenien time, kudo dhe kurdo që ka konsensus nacional.

Por, nuk jam, që me rastin e kërkesës për ndërtimin e Xhamisë, të merret si shembull Katedralja.

Madje, në rastet më radikale, të mohohet ndërtimi i Katedrales.

Unë kam nevojë për Katedrale, njëjtë si kam nevojë për Xhami.

Mos bëni krahasime të papërshtatshme, dhe mos ma mohoni, mua dhe shumë të tjerëve këtë të drejtë.

Nuk është në traditën e shqiptarit një lojë e tillë e fëlliqur.

Fjalët kyçe: Arianit Koci

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown