Koci: Serbia nuk ka asnjë dëshmi të re ndaj Haradianajt, ja si do vazhdojë rasti i tij? (Video)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradianj do të pres mendimin e gjykatës së Colmarit me 2 shkurt dhe nuk pret vendim për ekstradim.

Lajme

21/02/2017 21:01

Kështu tha avokati i tij Arianit Koci, në një intervistë në ‘Komiteti’.

“Kjo është procedurë ekstraduese, Ramushi është aktualisht në Strasburg në pritje të vendimit të gjykatës në Colmar për dhënie të mendimit. Pra gjykata në raste ekstraduese jep mendim dhe nuk jep vendim, në ketë shkallë të parë me 2 mars ne presim mendimin e gjykatës”, tha Koci.

Sipas tij, gjykata e Colmarit do të vendos vetëm për provat që i ofron Serbia, ndërsa Koci do t’i kundërshtoj ato prova duke thënë se pala mbrojtëse e Haradianjt nuk do të paraqes ndonjë provë në gjykatë.

“Nëse mendimi jepet negativ, mos me u ekstradu, por konstaton gjykata se cka është gjendja. Realisht barrën e provës e ka vetë Serbia, ne jemi aty me i kundërshtu edhe me i luftu ato prova që i ka sjell Serbia”, tha ai.

Koci deklaroi se provat që i ka dërgu Serbia janë të njëjta me ato të Hagës, por thotë se është mundu që atyre provave t’i bashkangjes disa deklarata që i kanë dhënë disa serbë pasi është liru nga Haga. /Lajmi.net/

YouTube player