Koci: Serbët janë për gjynah

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit serb Ivica Daçiq se Serbia nuk ka tërhequr fletëarrestin për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

Lajme

03/12/2017 16:46

Koci ka thënë se po i dhimbsen serbër çfarë ldierë kanë.

“Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbet, çfarë lideresh kanë. Thjesht, nuk dua të besoj që serbet meritojnë liderët që i kanë aktualisht”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Deklarimi i prizrenasit Ivica Daçiq, ministrit të jashtëm të Serbisë, që Serbia nuk e ka tërhequr as fletëarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me gjithë faktin që këtë e ka bërë Interpoli, është dëshmi konkrete që liderët serb, po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit – kasapit të ballkanit.

Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbet, çfarë lideresh kanë.

Thjesht, nuk dua të besoj që serbet meritojnë liderët që i kanë aktualisht.

Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë me politikën e fqinjësie së mirë dhe korrekte, duke insistuar që të gjithë kriminelët të luftës së fundit, të marrin dënimin e merituar.

Perspektiva është në paqe ndërmjet fqinjëve.