Koci: Së paku deri më 2020-tën nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar sot pas deklaratave të raportuesit për Kosovën, Igor Soltes, i cili tha se Kosovës i ka ikur treni për viza.

Lajme

30/01/2018 17:37

Koci shkruan në rrjetin social, Facebook, se kjo deklaratë e raportuesit për Kosovën do të thotë që nuk do të ketë liberalizim vizash deri në vititn 2020 për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Sipas Kocit, nuk duhet të bërë më asnjë arsyetim apo premtim dhe nuk duhet t’u besohet më gjërave të tilla.

Duke shprehur indinjatën e tij, Koci shkruan se Kosova është bërë një vend i padurueshëm për jetesë.

Ky është reagimi i plotë i Kocit në Facebook:

“Na keni marrë në qafë!

“Kosova e humbi trenin për viza, 2019 – ta më e ndërlikuar” – po thotë Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Po i bjen që së paku deri në 2020, nuk ka liberalizim të vizave për neve.

Nuk na duhet asnjë premtim apo arsyetim. Nuk ju besojmë asgjë!

Analfabet dhe primitiv jeni!

Thjesht, për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova është bërë vend i padurueshëm për jetesë!”/Lajmi.net/