Koci: Ramushi është heroi më i madh prej të gjallëve, prandaj është halë në sytë e serbëve

Sonte në emisionin 'Komiteti', avokati Arianit Koci ka folur për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

21/02/2017 21:46

Koci ka thënë se Haradinaj është heroi më i madh prej të gjallëve i Kosovës, dhe, për këtë arsye, sipas tij, ai është halë në sytë e serbëve.

Avokati po ashtu ka treguar se kur parashihet të lirohet Haradinaj nga akuzat për krime gjatë luftës, për të cilat ai po mbahet në Francë, në bazë të një fletarrestimi nga Serbia.