Koci: Mos e dëmtoni Ramushin me spekulime, nuk do të gjykohet nga Specialja

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka bërë thirrje që mos të bëhen spekulime ndaj klientit të tij.

Lajme

11/02/2017 11:59

Sipas Koscit, spekulimet që e lidhin procesin gjyqësor të Haradinajt me Gjykatën Speciale, e dëmtojnë Ramushin dhe Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi.

Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës” shkruan Koci në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/