Koci: Kontestin e demarkacionin tash e kemi me NATO

Avokati Arianit Koci, konsideron se demarkacioni në mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të jetë kontesti në mes Kosovës dhe NATO-së.

Lajme

29/03/2017 13:06

Koci ka shkruar në Facebook se pranimi Mali i Zi së shpejti do të jetë pjesë e NATO-së dhe si rrjedhojë Kosova do ta ketë cështjen e hapur me NATO-n.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Deri tani, rreth demarkacionit kemi pasur kontest me Malin e Zi, shtetin fqinj dhe mik.

Siç po shihet, Mali i Zi do të anëtarësohet në Nato, edhe pa u ratifikuar demarkacioni nga ana e jonë.

Tash e tutje, kontestin e kemi me shtetin anëtar i Natos.

Realisht, rreth demarkacionit kemi kontest me Naton.

Prej liderëve tanë presim vendime që janë jo të lehta, jo popullore, madje që mund të shkaktojnë shumë dhimbje, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike./Lajmi.net/