Koci: Deputetët e pozitës po iu ndihmojnë VV-së në kontrabandimin e gazit

Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

21/03/2018 17:47

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se dikush prej deputetëve të pozitës po i ndihmon deputetëve të Vetëvendosjes ta fusin gazin lotsjellës në Kuvend.

“Kush po e pinë tinëz duhanin?
Dikush prej deputetëve të pozitës, po ju ndihmon deputetëve të VV në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë”, ka shkruar Koci./Lajmi.net/