Koalicioni siguron votën e fundit nga Lista Serbe për Demarkacionin

Ashtu siç ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj, seanca për Demarkacionin do të mbahet ditën e martë.

Lajme

15/03/2018 12:02

Burime të lajmi.net thonë se seanca është caktuar për këtë ditë për shkak që koalicioni qeverisës i ka siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

“Votat janë siguruar tek Lista Serbe, mirëpo normalisht priten edhe vota nga deputetët e tjerë shqiptarë, që deri tash kanë pas qëndrim kundër marrëveshjes” thuhet nga këto burime.

E ndërkaq, edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, beson se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi e cila do të hidhet në votim ditën e martë do të kalojë me sukses.

“Siç ju kemi deklaruar në vazhdimësi, ne besojmë se në momentin kur do të vendoset në votim, Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të ratifikohet me sukses” tha Krasniqi për lajmi.net.

Ndryshe, tri seanca janë mbajtur deri më tani për ratifikimin e Demarkacionit dhe të trija janë ndërprerë për shkak të mungesës së vota./Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Haradinaj: Seanca për demarkacionin të martën