“Koalicioni i madh” dështon që në votimin e parë (Video)

E plotësuar: Edhe pse shumica parlamentare vlerësohej se do të mund të kalojë cdo iniciativë, sot dështuan që të miratojnë formimin e komisioneve parlamentare, të cilat u kundërshtuan nga opozita.


Lajme

15/12/2014 11:08

Duke mos arritur shumicën e duhur për të miratuar komisionet, Kuvendi e ka shtyrë këtë pikë të rendit të ditës për një seancë tjetër.

Kanë qenë vetëm 58 vota për, 32 kundër, andaj Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur që seanca të mbyllet.

Gjatë seancës së sotme opozita është shprehur kundër ndarjes së komisioneve.

 

____________________________

Opozita akuzon shumicën për “kapje” të Kuvendit të Kosovës 

Partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësi për rreth ndarjes së komisioneve parlamentare. Deputetë të VV-së, AAK-së dhe NISMA-s, kanë akuzuar shumicën parlamentare PDK-LDK dhe minoritetet se po e kapin edhe Kuvendin e Kosovës. 

Deputeti i VV-së, Visar Ymeri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pikë e rendit të ditës është votimi i komisioneve parlamentare, ka thënë se janë të pakënaqur me mënyrën se si po ndahen këto komisione. E deputetja Albulena Haxhiu nga kjo parti e ka auzuar shumicën parlamentare se pas kapjes së shtetit qeveria po tenton të kapë edhe organin e përfaqësimit të popullit.

Në emër të AAK-së, ka folur deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e cila ka thënë se kjo formulë e ndarjes nuk avancon demokracinë. “Do të ishte më demokratike që njëherë opozita t’i zgjidhte komisionet që do t’i udhëheq e pastaj opozita”, ka thënë Kadaj – Bujupi, duke e arsyetuar këtë me atë se Kuvendi dhe edhe opozita duhet të jetë ajo që kontrollon qeverinë.

Në mbështetje opozitës për këtë çështje i është bashkuar edhe NISMA. 

Visar Ymeri ka thënë se do të votojnë kundër kësaj pike të rendit të ditës, pasi janë të pakënaqur me formën se si janë ndarë komisionet parlamentare.