KMDLNJ: Vendimi i Komunës së Prishtinës për gjobitjen e qytetarëve është diskriminues

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen dhe Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, e ka kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për të gjobitur qytetarët të cilët zihen duke udhëtuar me taksi ilegale. Vendimin po e kundërshtojnë edhe qytetarët të cilët u shkoi emri në gjykatë.

Lajme

21/02/2017 15:24

Kryetari i KMDLNJ-se Behxhet Shala ka thënë se vendimi i Komunës së Prishtinës për të gjobitur qytetarët që përdorin transport ilegale është diskriminues. Shala ka thënë se qytetarët nuk janë të obliguar që të vërtetojnë dokumentacioni e transportuesve se a janë në rregull me letra apo jo.

“Ai vendime është diskriminues. Qytetarët përdorin transport me të shpejtë dhe nuk janë të obliguar që t’i kërkojnë dokumentacion taksistit. Në shumicën e rasteve taksitë ilegale kanë edhe  tabelën sipër. Komuna duhet të heq dorë nga ky vendim diskriminues dhe i dëmshëm për qytetarët”, tha Shala për lajmi.net.

Ndërkaq, gjobitjen e taksive ilegale, kryetari i KMDLNJ-se e sheh më të drejtë.

“Taksitë ilegalë e kanë të ndaluar qarkullimin ndo kund në botë. Është e pa drejtë që tu merret puna atyre që paguajnë tatime nga ata që nuk paguajnë. Kjo është punë e Komunës së si do t’i zgjidh problemet me ta, por qarkullimi ilegal i taksive është i ndëshkuar”, thotë Shala. /Lajmi.net/