KMDLNj: Sot protestuan rreth 25 mijë qytetarë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) e ka lavdëruar protestën e mbajtur sot, të organizua nga dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA për Kosovën.

Lajme

14/05/2016 20:10

Sipas KMLDNJ-së, në këtë protestë morën pjesë mes 20 dhe 25 mijë protestues.

“Protestë paqësore dhe e organizuar mirë ! AAK dhe Nisma organizuan një protestë kundër marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin. Sipas KMDLNj –së në protestë ishin midis 20000 dhe 25000 protestues. Protesta ishte e dinjitetshme , e organizuar mirë dhe përfundoi ashtu siç kishte planifikuar organizatori”, thuhet në komunikatën e KMLDNJ-së.

KMLDNJ thotë se në këtë protestë policia nuk pati shumë angazhime falë disiplinës së protestuesve.