KMDLNj ka një kërkesë për Shpend Ahmetin

KMDLNj përmes një letre të hapur drejtuar të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e varrezave në kryeqytet.

Lajme

05/02/2018 13:32

Ky këshill ka vlerësuar gjendjen e varrezave katastrofale përderisa kujdesin ndaj tyre e ka quajtur politik.

“Mirëmbajtja dhe kujdesi për varrezat ortodokse dhe të krishtera (katolike) është kryesisht e natyrës politike dhe kujdesi për to rritet vetëm kur ato dhunohen apo vandalizohen e që kryesisht, pa përfunduar hetimet cilësohen të natyrës politike dhe etnike. Ose, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve ato rregullohen sa për të thënë sikur që edhe ndahet lokacioni përbashkësi fetare të reja.
Kurse, gjendja e varrezave ku varrosen apo prehen besimtarët islam është katastrofale, e turpshme dhe
nën çdo dinjitet. Kjo vlenë sidomos në Lagjen Arbëria ku, për shkak të punimeve ndërtimore apo të
reshurave atmosferike ka pasur dëmtime të varreve dhe shembje të tyre” thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka kërkuar nga komuna që t’i ndërmerrë të gjitha veprimet që të ndërprehet ky degradim i hapësirës së varrezave, duke krijuar hapësira të gjelbra, duke mbjellë fidane të reja dhe duke hapur shtigje në tërë këtë hapësirë nëse dëshiron ta eleminojë baltën, papastërtinë dhe dukuritë tjera degraduese.