KMDL i UÇK-së: Listat e veteranëve deri më 10 shkurt, jo jo “e djegin Qeverinë”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, të hënën ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë, përmes të cilit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vonesën e publikimit të listave të veteranëve të luftës.

Lajme

02/02/2015 18:27

Organizatorët e këtij aksioni kanë vendosur në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë disa thirrje si “Është fundi, nuk durojmë më”, “Ju pret stuhia në ditët në vazhdim”, “Boll me rrena e mashtrime”, etj.

Ata kanë paralajmëruar që nëse deri më 10 shkurt nuk publikohen këto lista, demonstrata do të jetë e pashmangshme, për të cilën kanë thënë se mund të jetë e dhunshme, madje nuk e kanë përjashtuar mundësinë e djegies së ndërtesës së Qeverisë.

 Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij këshilli, i pyetur nga gazetarët nëse do të tentohet që sërish të digjet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se “gjithçka mund të ndodhë si pasojë e pakënaqësive të mëdha”.