Klum s’e do kirurgjinë plastike

Heidi Klum mbetet njëra prej modeleve të pakta që nuk i ka hyrë briskut, përkundër karrierës në pasarella. Përpos që është ende e kërkuar për të bërë fotografi dhe për sfilata, modelja gjermane është e kërkuar edhe në televizion, duke filluar nga ‘Project Runway’, një ‘talent show’ dedikuar botës së modës, ku Klum është producente…

ShowBiz

08/12/2013 11:00

Heidi Klum mbetet njëra prej modeleve të pakta që nuk i ka hyrë briskut, përkundër karrierës në pasarella. Përpos që është ende e kërkuar për të bërë fotografi dhe për sfilata, modelja gjermane është e kërkuar edhe në televizion, duke filluar nga ‘Project Runway’, një ‘talent show’ dedikuar botës së modës, ku Klum është producente dhe prezantuese.

Si 40 vjeçe që është, bukuroshja mund të flasë me kënaqësi të madhe për jetën e saj personale. Ajo ka arritur sukses pa asnjë ndryshim apo ‘prekje’. “Nuk jam ribërë kurrë. Të jem e sinqertë, jam pasur gjithmonë shumë frikë”, deklaroi Klum për ‘Access Hollywood Live’. Në mes të butoksit dhe ballukeve, i kam zgjedhur këto të dytat (për t’i mbuluar rrudhat). Kam frikë të ndryshoj shumë. Do të ishte e vështirë të shikohem në pasqyrë dhe të shoh diçka që nuk jam mësuar të shoh”, tha ndër të tjera Klum.