Kluivert i kërkon djalit të tij të refuzojë Unitedin, të transferohet te Barcelona

Patrick Kluivert dëshiron ta shohë djalin e tij Justin të luajë për Barcelonën, në vend të Manchester United.

Sport

23/03/2018 23:56

18 vjeçari ka paraqitur një nivel shumë të mirë me Ajax dhe duket se e ka të ardhmen e shndritshme para vetes pasi kërkohet nga disa prej klubeve më të mira të Evropës.

Babai i tij, i cili ka luajtur 182 ndeshje me ekipin katalanas do të dëshironte te shihte të birin në “Camp Nou”.

“Jam i lumtur dhe krenar për të. Ai është shumë i mirë për Ajaxin”, tha Patrick Kluivert për Omnisport, I cili po ashtu është njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit.

“Tani është në formacion startues. Nëse luan kështu për kohë më të gjatë do të bëhet një lojtarë i mirë në të ardhmen. Ai tashmë është i pjekur dhe i merr vet vendimet, por ai tashmë ka thënë se ëndrra e tij është të luaj për Barcelonën. Edhe unë ja preferoi. Por, futbollit nuk i dihet”, ka thënë ai.