Klubi – tifozëve: “Lajuni para se të vini në stadium”

Klubi i Celtic në Skoci, u ka kërkuar tifozëve të tyre që të lahen para se të vijnë në stadium.

Sport

16/09/2015 21:52

Celtic u ka bërë një kërkesë të çuditshme tifozëve të vetë.

Kampioni i Skocisë u ka kërkuar atyre që të lahen para se të shkojnë në stadium për t’i përcjellë ndeshjet e klubit, transmeton Shekulli.

Ky vendim i klubit nga Gllasgw vjen pas ankesës së disa tifozëve se një tjetër mbështetës kundërmonte erë në tribunën kryesore të “Gllasgow Park”-ut.

Përgjegjësi i Sëlltikut për tifozët, Xhon Pol Tejlor, konfirmoi letrën e klubit drejtuar tifozëve, por pa pranuar të bënte të ditur përmbajtjen e hollësishme të saj.