Klubi spanjoll Alcorcon me kamp stërvitore në Kosovë, dy më të mirët shkojnë në Spanjë

Trajnerët profesionistë spanjollë nga klubi Agrupacion Deportiva Alcorcón, dop të jenë prezent në Kosovë nga 9 deri me 15 korrik.

Sport

25/05/2018 20:07

Ata do të testojnë lojtarë nga mosha 6 deri në 19 vjeç.

Qëllimi i organizimit është zbulimi i talenteve të rinj, mësimi i elementeve tekniko-taktike, përgatitja mentale dhe fizike, të ushqyerit dhe përgatitja e strategjisë për lojë.

Dy talentët e përzgjedhur nga kampi do t’iu ofrohen bursa 100% falas për qëndrim 4 javor në akademinë e klubit në Madrid, Spanjë.

Bursa përfshin qëndrimin, ushqimin dhe fjetjen tek qendra e klubit.

Kampi do të mbahet në fushën e sapo rinovuar me bari sintetik ekologjik në Lipjan e cila i plotëson të gjitha standardet.

KRYETRAJNERI I SELEKSIONIMIT:

Juanjo SAN ROMAN është produkt i F.C. Atletico Madrid ku i kaloi 10 vite si futbollist.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, u kthye tek klubi amë ku e mësoi zejën e trajnerit në Atletico Madrid dhe punoi për 5 vite si trajner në stërvitjen e grupmoshave të ndryshme.

Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin u vërejt nga zyrtarë të Real Madridit të cilët e angazhuan si Drejtor Teknik për Akademitë e Realit në Lindje të Mesme (Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Afrikën Lindore.

2015-2016: Pas një periudhe të suksesshme në arenën ndërkombëtare në akademi futbolli për zbulimin e talentëve, ai u kthye këtë sezon në Spanjë ku e ushtroi pozitën e kryetrajnerit tek F.C. Guadalajara “B” duke e korrur një sukses historik në këtë klub në ngritjen në një divizion më lart.

2016-2017: Zbulues i talentëve (Skout) i Real Madridit

2015 deri më sot: Drejtor teknik i programit për përsosje të teknikës “Coerver” për Spanjë dhe përgjegjës për “Coerver” në qytetin e Las Palmas.

2017 deri më sot: Kordinator i trajnerëve të futbollit themelor në klubin futbollistik A.D. Alcorcón.