Klubi i ri i Ibrahimovicit është një befasi e madhe

Zlatan Ibrahimovic mund të befasojë me skuadrën e tij të re, ka njoftuar menaxheri i tij, Mino Raiola.

Sport

28/05/2016 09:53

Klubi i ri i Zlatan Ibrahimovic mund të jetë një befasi e madhe, jo Manchester United.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka thënë se sulmuesi ende nuk ka vendosur për klubin e tij të ri pas largimit si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain.

“Ne nuk kemi vendosur ende asgjë. Mendoj se do të jetë një befasi në fund. Të gjithë flasin vetëm për United, United, United”, deklaroi Raiola për mediat angleze, përcjell “Lajmi.net”.

“Ka disa klube në Angli, disa klube në Evropë, klube jashtë Evropës, por të gjithë mendojnë se ai do të shkojë në Manchester United, nuk është e vërtetë”, theksoi ai.