Klubi nga Liga e Kampionëve transferon Belottin për 100 milionë euro (FOTO)

Andrea Belotti do të transferohet në Monaco.

Sport

22/08/2017 11:55

Andrea Belotti do të largohet nga Torino në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi italian nuk do të transferohet në Chelsea e as në Milan por te skuadra e Monacos, e gatshme të paguajë klausolën prej 100 milionë euro.

Kylian Mbappe është pranë largimit nga Monaco për në Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Belotti do të jetë zëvendësues i Mbappes te skuadra kampione nga Ligue 1. /Lajmi.net/