Klubi kosovar i teakwondos, bën mrekullinë (FOTO)

Klubi i Taekwondos “Olympic Art nga Prishtina është kthyer me 22 medalje nga turniri ndërkombëtar i Taekwondos në Tiranë.

Sport

27/03/2017 13:19

Për pjesëmarrjen dhe medaljet në këto turnire ka njoftuar drejtuesi i klubit Arsim Agushi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimet e taekwondos për pjesëmarrjen në këto turnire:

TAEKWONDO TOURNAMENT “TIRANA CHALLENGE 2017”

Klubi i Taekëondos ‘OLYMPIC ART’ kthehet me 22 medalje nga turniri ndërkombëtar i Taekëondos”Tirana challenge 2017 që u mbajtë me datën 25 mars 2017 ne Tiranë,Shqiperi.

Pjesëmarrës ishin mbi 360 garues nga shtete të ndryshme.

Garuesit e klubit tkd Olympic art zurën vendin e parë për kategorinë Kadet, Blerta Brahimi është shpallur juniorja ma e mirë,në kategorinë junior ekipi ynë zuri vendin e dytë…

Falënderojmë stafin e klubit dhe prindërit e garuesve për kontributin ,gjithashtu edhe organizatorin e turnirit Julian Caca për mikpritje.

SUKSESE TE GJITHË GARUESVE.

Tkd Olympic Art

Agushi ka dhënë detaje edhe për rezultatet në Shkup

 INTERNATIONAL TAEKWONDO TOURNAMENT “SKOPJE OPEN 2017”

Suksesi vazhdon prej Tirane në Shkup

Klubi i Taekëondos OLYMPIC ART, nga Prishtina Republika e Kosovës. Me datë 26 mars 2017 ishte pjesëmarrës në turnirin ndërkombëtar të Taekëondos Skopje Open 2017 Shkup,Maqedoni.

Klubi ynë u përfaqësua me 3 garues:

1.Klos Vokshi kadet i ri -33 kg medalje e argjende.

2.Elion Agushi kadet i ri -36 kg medalje e argjend.

3 Arnis Agushi kadet -49 kg medalje e argjend.

Pjesëmarrës në këtë turnir ishin afër 400 garues. Garuesit e klubit tanë edhe pse ishin të lodhur nga turniri Tirana Challenge 2017 treguan vullnetin, cilësinë ku treguan luftarak me pjesëmarrje dinjitoze ,dhe arritën t’i fitojnë 3 medalje të argjendta.

SUKSE NË TË ARDHMEN

Tkd Olympic Art

Arsim Agushi

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6