Klubi i vogël i Series A bëhet me super-stadium

Cagliari ka prezantuar planet për stadiumin e ri, që duhet të kushtojë rreth 60 milionë euro dhe do të përfundojë në 2021.

Sport

17/04/2018 21:15

Një deklaratë e klubit ka konfirmuar dizajnin që është zgjedhur fitues me anë të një votimi ku merrnin pjesë e dhe dy projekte të tjera.

“Përpara se të fillojnë punimet duhet të kryhet një analizë e detajuar ndërsa me agjencinë fituese tani fillojnë aspektet kontraktuale dhe operacionale.”

Prijekti është prezantuar në Sardegna Arena, shtëpia aktuale e klubit, dhe pyetësorët janë mbushur nga tifozët.

Sipas La Gazzetta dello Sport, stadiumi do të ketë 25,000 vende, duke përfshirë një hotel me 72 dhoma me një pishinë pranë detit.

Kosto totale thuhet të jetë rreth 60 milionë euro, me ndërtimin që pritet të përfundojë në vitin 2021.