Klubi i Taekwondos Olympic Art kthehet me 11 medalje nga Gjermania

Klubi i Taekwondos nga Prishtina “ Olympic Art” ka marrë pjesë në fillimi të këtij muaji në turnirin ndërkombëtar në Nuremberg të Gjermanisë “International Taekwondo Tournament -Bavaria Open 2017”.

Sport

04/07/2017 11:53

Drejtuesi i klubit Arsim Agushi ka bërë me dije për Gazetën Express se nga Gjermania janë kthyer me 11 medalje.

“Gjithë kjo sakrificë, punë dhe angazhim është shpërblyer me rezultate të mira. Edhe pse me vetëfinancim dhe pa përkrahje këta sportistë tanë me vullnetin që kanë dhe dëshirën e madhe për sportin e Taekëondos po vazhdojnë t’i sjellin Republikës së Kosovës medalje” ka thënë Agushi.

“Sportistat tanë meritojnë që të përkrahen nga institucionet tona MKRS dhe KOK, e mos të neglizhohen. Falënderojmë gjithë stafin e klubit, prindërit që po kontriubojnë për gjithë këto aktivitete.

Më pas Agushi ka shpalosur listën e pjesëmarrësve që kanë fituar medalje në Gjermani.

Medalje të arta -kadetë

Jolanda Sekiraqa e artë ( +59 kg)

Medalje të argjenda

Denis Bllaca ( -37 kg)

Nart   Kadriu  (-41 kg)

Elda   Zeqiri  (+59 kg)

Eron   Brahimi (-57 kg)

Medalje të bronzta

Klos   Vokshi  (-35 kg)

Mal     Sahiti    (-39 kg)

Jon     Grajqevci (-33 kg)

Elion   Agushi  (-35 kg)

Medalje të argjenda juniorët.

Kron Grajqevci (-45 kg)

Natyra Kadriu   (-49 kg)

Trajnerët

Arsim Agushi

Flamur Visoka