Klubi i Series A merr Dzekon për 25 milionë euro

Sipas "Tuttosport", kuqezinjtë e kanë bërë gati ofertën për boshnjakun.

Sport

21/02/2018 17:00

Milani po interesohet për Edin Dzekon.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë e kanë bërë gati ofertën për boshnjakun, përcjellë “Lajmi.net”.

Milani ka bërë gati 25 milionë euro për Dzekon.

Për të interesohet edhe Chelsea.

Gjithsesi, Dzeko ka deklaruar që dëshiron të qëndrojë te Roma sepse është i lumtur në ekipin verdhekuq. /Lajmi.net/