Klubi i Prodhuesve të Kosovë thotë se po sulmohen prodhimet vendore për përfitime politike

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka shprehur shqetësimin se po sulmohen prodhimet vendore për përfitime politike.

Lajme

27/04/2017 10:35

Sipas një komunikate të tyre, thuhet se sulmi i prodhimëve vendore për inters poltike është akt jo etik dhe dëmton imazhin e Kosovës.

“Të sulmosh prodhimet ‘Made in Kosova’ për të vetmin qëllim, për të dëmtuar kundërshtarin politikë është jo etike, jo e drejtë dhe tejet e dëmshme për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Imazhi i këtyre produkteve është ndërtuar  më mund dhe punë të palodhshme shumëvjeqare të punëtorëve dhe pronarëve”, thuhet në komunikatë..

Duke marrë parasysh që KPK-ja punon në mbrojtjen e interesit të prodhuesve dhe punëtorëve të tyre, ne publikisht kërkojmë që të gjithë politikanët dhe partitë politike të  Kosovës të distancohen nga sulmet e prodhimit vendor për përfitime politike. Nuk mund të fitohen poena politkë duke shkelur mbi prodhimin vendorë, nuk mund të fitohen vota duke humbur vende të pune. Prodhimet dhe fabrikat vendore nuk i takojnë vetëm pronarëve, por i takojnë të gjithë punëtorëve dhe shoqërisë. Prodhimet dhe fabrikat vendore janë dhe do të mbesin të Kosovës. Nëse një fabrikë sulmohet për përfitime politike është njësoj si të sulmohet themeli i shtetësisë së Kosovës./ Lajmi.net/