Klubi i njohur ka në plan transferimin e Ronaldos nga Juventus

Klubi amerikan ka një listë të yjeve që planifikon t'i transferojë me ndihmën e David Beckhamit.

Sport

06/09/2018 09:34

Inter Miami është krijuar dhe David Beckham ëndërron një fushatë të madhe të përforcimeve për vitin 2020, kur pritet hyrja në ligën MLS.

“Daily Express” raporton se klubi amerikan ka një listë të yjeve që planifikon t’i transferojë me ndihmën e Beckhamit.

Wayne Rooney, Gerard Piqué, Zlatan Ibrahimovic e Cristiano Ronaldo janë në mesin e yjeve të kërkuara nga Miami, përcjell “lajmi.net”.

Beckham dëshiron të krijojë super ekip konkurrent për titull në MLS. /Lajmi.net/