Klubi çek nuk luan me këtë skuadër shqiptare për shkak të kurdisjeve

Teuta kishte programuar ditën e djeshme një miqësore me Slavian e Pragës në Austri, por kjo nuk ka ndodhur.

Sport

26/06/2016 11:23

Anullimi i ndeshjes nuk përbën ndonjë çudi, pasi diçka e tillë mund të ndodhë për arsye të ndryshme, por ekipi çek ka habitur me lajmërimin e bërë në uebsajtin zyrtar, ku shprehet se ndeshje me durrsakët është anuluar sepse ata janë nën hetim nga policia për ndeshjet e mëparshme, transmeton GazetaOlle.

“Ndeshja testuese me Teutën e Durrësit është anuluar. Arsyeja është hetimi që po i bën policia klubit shqiptar për ndeshjet e mëparshme”.

Një deklaratë e çuditshme, e cila tashmë pritet të gjejë edhe reagimin zyrtar të durrsakëve, të cilët po përgatiten për ndeshjen e datës 30 qershor me Kairat Almatin për turin e parë të Ligës së Evropës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.