Klubeve ruse u ndalohet transferimi i lojtarëve turq

Rrëzimi i aeroplanit rus nga Turqia, ka bërë që Ministria e Sportit në Rusi, t’ua ndalojë klubeve trnsferimin e lojtarëve turq.

Sport

29/11/2015 21:54

Ministri i Sportit në Rusi, Vitaly Mutko, ka deklaruar se klubet ruse e kanë të ndaluar transferimin e lojtarëve turq, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mendoj që nëse ndokush dëshiron të nënshkruajë me lojtarë turq gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dimëror, nuk do ta ketë atë mundësi”, tha Mutko, që gjithashtu është kryetar  i Unionit të Futbollit në Rusi.

“Nuk kemi nevojë për masa tjera, pasi klubet e kanë marrë mesazhin”, theksoi ai.