Klubet europiane ndihmojnë refugjatët

Propozimi i bërë nga Porto, që klubet që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të dhurojnë nga një euro prej shitjes së çdo tikete në ndeshjen e parë si ndihmë për refugjatë, është pranuar nga të gjitha klubet të cilat marrin pjesë në garat e Europës.

Sport

08/09/2015 23:38

80 klubet të cilat marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, janë pajtuar që të e ndajnë një pjesë të caktuar të fitimeve nga tiketat, për t’i ndihmuar refugjatët të cilët po vijnë në Europë.

Asociacioni Europian i Klubeve, pas një mbledhje me 80 ekipet, konfirmoi se të gjitha janë pajtuar që të marrin pjesë në iniciativë.

“Po presim që t’a rrisim shumën nga 2 milionë në 3 milionë, futbolli ka gjithashtu përgjegjësi”, ka thënë kryetari i Bayern Munich Karl-Heinz Rummeniege.