Klosi: Thaçi ishte arrestuar në Tiranë

Ish Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, e ka konfirmuar se zv.kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar në Tiranë, para vitit 1999.

Lajme

24/04/2015 16:33

“Po e vërtet është… është arrestuar nga Shërbimi Informativ”, ka thënë Klosi në një intervistë për emisionin “Komiteti” i cili transmetohet sonte në RTK.

Klosi ka rrëfyer për luftën e Kosovës dhe për udhëheqësit kryesorë të shqiptarëve, këndej e andej kufirit.

Duke folur për ish presidentin Ibrahim Rugova, Klosi ka thënë se po të varej veç prej tij, Kosova kurrë nuk do të çlirohej nga Serbia.

Ndërsa, për ish kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ia ka thënë se atij mund t’i atribuohet çfarëdo epiteti tjetër, por jo ai i nacionalistit.