Klose vazhdon me Lazion

Miroslav Klose i ka mbetur besnik Lazios. Sulmuesi gjerman e ka vazhduar kontratën me Biancocelesti edhe për një vit, ndërsa do të paguhet nga 2.5 milionë euro në vit.

Sport

02/05/2014 17:33

Miroslav Klose dhe Lazio, ende së bashku. Klubi italian tashmë ka konfirmuar se sulmuesi gjerman do të qëndrojë në Olimpico edhe një sezon, por në opsion është edhe një vit tjetër.

Gjithnjë sipas mediave italiane, ish futbollisti i Kaiserslauternit dhe Bayern Munichut do të paguhet 2.5 milionë euro në sezonin e ardhshëm.

Përfaqësuesi gjerman ishte sulmuesi kryesor i dy sezoneve të fundit të Biancocelesti. 

Ai këtë edicion pati probleme me lëndime, por shpreson që të jetë pjesë e ekipit të Joachim Loeë në Botërorin e Brazilit.