Klose shpreson të jetë në Botëror

Miroslav Klose shpreson ta shijojë Botërorin ‘Brazil 2014’. Sulmuesi gjerman këtë sezon është përballur me probleme fizike dhe nuk mundi ta ndihmonte Lazion, siç bëri dy sezonet e kaluar. Por, kjo nuk e pengon veteranin gjerman që të shpresojë se selektori Joachim Loew do ta ftojë për kompeticionin që do të mbahet këtë verë në…

Sport

10/03/2014 23:00

Miroslav Klose shpreson ta shijojë Botërorin ‘Brazil 2014’. Sulmuesi gjerman këtë sezon është përballur me probleme fizike dhe nuk mundi ta ndihmonte Lazion, siç bëri dy sezonet e kaluar.

Por, kjo nuk e pengon veteranin gjerman që të shpresojë se selektori Joachim Loew do ta ftojë për kompeticionin që do të mbahet këtë verë në Amerikën e Jugut.

“Falë Zotit, i kam zhvilluar tre Botërore dhe tre Evropiane, e di se çka më pret”, deklaroi fillimisht 34 vjeçari, në një intervistë për tabloidin gjerman, Bild.

“Forma fizike? Do të jenë edhe dy javë përgatitjesh dhe ka kohë për të qenë në formë për këtë turne. Askush nuk mund të thotë se është pjesë e listës, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Shpresoj të jem edhe unë”, përfundoi Klose, i cili në të kaluarën ka luajtur në Kaiserslautern dhe Bayern Munich.